NEGOCIME PËR PROCEDURA LIDHUR ME EPIDEMINË NGA VIRUSI COVID-19

Të gjithë autoritetet kontraktuese që duhet të kryejnë prokurime me procedurë me negocim pa publikim të shpalljes për shkaqe të urgjencës maksimale, ju informojmë që prokurimet që janë të lidhur drejtpërdrejt me epideminë e virusit COVID-19 mund të kryhen pa kërkuar mendim nga Byroja e Prokurimit Publik në përputhje me nenin 55 paragrafi (6) të Ligjit për Prokurim Publik, në mënyrë që të plotësohen nevojat në afat sa më të shkurtë të mundur pa asnjëfarë vonese. Arsyet duhet të sqarohen në mënyrë adekuate në vendimin e prokurimit publik.