Биро за јавни набавки

DYER TE HAPUR

Byroja e Prokurimit Publik organizon “Ditën e dyerve të hapura” me autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë, ku do të shkëmbehen mendimet, njohuritë dhe përvojat nga zbatimi i Ligjit të prokurimit publik, me qëllim identifikimin e dobësive dhe planifikimin e aktiviteteve të duhura për përmirësimin e zbatimit në të ardhmen.

Me këtë rast ju ftojmë në: “Dita e hapur” pranë byrosë së prokurimit publik

PËR ORGANET KONTRAKTUESE DHE OPERATORËT EKONOMIKË

6 dhjetor 2024 (e premte) në adresën:

Byroja e prokurimit publik

Pallati “23 Tetori”

rr. Dame Gruev nr.12, kati 2

1000 Shkup

Për të organizuar vizitën tuaj në mënyrë më efikase, është e nevojshme që:

∙ Plotësoni Aplikacionin për Pjesëmarrje, i disponueshëm këtu

∙ Aplikacionin e plotësuar ta dërgoni në adresën e mëposhtme të emailit otvorenivrati@bjn.gov.mk, jo më vonë se 02.12.2024

Për shkak të kapacitetit të kufizuar të sallës së takimeve, numri i pjesëmarrësve nga çdo autoritet kontraktor/operator ekonomik që do të marrë pjesë në ngjarje do të jetë i kufizuar në maksimum 2 punonjës.

Vendet jane te limituara. ‘Eja i pari, shërbimi i parë’.