Më 28 janar 2026, në Shkup u mbajt forumi tematik “Përdorimi i të dhënave për pronarët e vërtetë për zvogëlimin e korrupsionit”, i organizuar nga Qendra për Komunikime Qytetare(Civile), me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas. Forumi ishte i dedikuar për avancimin e përdorimit të të dhënave për pronarët e vërtetë si një mjet i rëndësishëm për parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit, konfliktit të interesave dhe keqpërdorimit të resurseve publike.
Në kuadër të ngjarjes u prezantuan gjendjet, sfidat e konstatuara dhe mundësitë për përdorim më efikas të këtyre të dhënave, si dhe drejtimet për përgatitjen e rekomandimeve për masa dhe aktivitete për avancimin e tyre të mëtejshëm. Në forum morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike kyçe, organizatave qytetare, mediave, institucioneve shkencore-arsimore dhe organizatave ndërkombëtare.
Në diskutimin panel mori pjesë edhe drejtoresha e Byrosë për Prokurime Publike, Dr. Mare Bogeva Micovska, e cila foli për rolin e prokurimeve publike në avancimin e transparencës, me theks të veçantë në publikimin e të dhënave për pronarët e vërtetë të operatorëve ekonomikë që lidhin kontrata për prokurime publike përmes Sistemit Elektronik për Prokurime Publike, si pjesë e angazhimeve të ndërmarra në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur.








