Биро за јавни набавки

Byroja  për prokurimet publike mori pjesë në një takim konsultativ për hulumtimin e rreziqeve të korrupsionit në sektorin e shëndetësisë

Përfaqësues të Byro-së për Prokurim Publik morën pjesë në një takim konsultativ për prezantimin e hulumtimit – „Shëndetësia shpenzon gjithnjë e më shumë, por ofron gjithnjë e më pak“, të organizuar nga Qendra për Komunikim qytetar. Qëllimi i takimit ishte që përfaqësuesit e institucioneve përkatëse në vend të njiheshin me gjetjet e hulumtimit mbi rreziqet e korrupsionit në prokurimet publike në sektorin shëndetësor gjatë periudhës 2015-2024.

            Hulumtimi përfshin të dhëna të detajuara për prokurimet publike në sektorin shëndetësor gjatë një periudhe prej 10 vjetësh, ndërsa të dhënat për volumet e prokurimeve publike janë vendosur gjithashtu në korrelacion me të dhëna relevante, si numri i të siguruarve, numri i kontrolleve specialistike, numri i rasteve spitalore, numri i ditëve spitalore etj.

Përfaqësuesit e Byro-së për Prokurimet Publike morën pjesë në mënyrë aktive në diskutimin lidhur me këtë hulumtim dhe dhanë rekomandime se për çfarë duhet të kihet kujdes gjatë analizës së mëtejshme.Takimi konsultativ me përfaqësuesit e pranishëm nga sektori shëndetësor, si dhe nga institucionet përkatëse për luftën kundër korrupsionit, nuk ishte vetëm për herë të parë që njoftohen me gjetjet e hulumtimit, por edhe që të japin inputin e tyre në finalizimin e tij.