Bazuar në të dhënat statistikore të marra nga Sistemi elektronik i prokurimit publik (SEPP) dhe databaza e raporteve të zbatuara (Red Flags), Byroja e Prokurimit Publik kryen analiza dhe përgatit Raporte me qëllim monitorimin e rreziqeve në prokurimet publike dhe evidentimin e praktikave të mundshme korruptive në zbatimin e procedurave.
Byroja publikon Raportet në faqen e saj të internetit dhe ia përcjell Entit shtetëror të revizionit, Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës dhe institucioneve të tjera përkatëse për analiza të mëtejshme, veprime të mundshme dhe/ose ndërmarrjen e aktiviteteve shtesë.
Vëmë re se baza e të dhënave statistikore SEPP dhe baza e të dhënave e raporteve RedFlags të zbatuara përpunojnë të dhëna që futen dhe ngarkohen në SEPP nga përdoruesit gjatë zbatimit të procedurave. Prandaj, përgjegjësia për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave nga SEPP bie mbi vetë përdoruesit (autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë).